Transmetuar më 12-05-2026, 20:57

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga ka folur hapur për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet familjare gjatë një interviste në emisionin “SOL”, ku ka ndarë detaje edhe për raportin me djalin e bashkëshortit të saj.

Ajo u shpreh se e konsideron atë si pjesë të pandashme të jetës së saj, duke theksuar se lidhja emocionale shkon përtej çdo përkufizimi formal familjar.

“Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ardhur, ma kanë sjellë. Është një gjë e imja, e jetës sime”, u shpreh këngëtarja.

Xhilaga theksoi gjithashtu përgjegjësinë e madhe që ndjen në këtë rol familjar, duke e krahasuar atë me prindërimin biologjik.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe, më e madhe se fëmija që ti ke lindur vet nga barku yt”, deklaroi ajo.

Artistja është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme dhe prej vitesh jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha.

Sipas deklarimeve të saj, jeta familjare ka qenë më e rezervuar dhe larg vëmendjes së mediave, ndërsa në vitet e fundit ajo është distancuar edhe nga angazhimet muzikore dhe projektet artistike në mbrëmje muzikore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit