

Autoritetet shëndetësore në Itali po hetojnë një rast të dyshuar me Hantavirus, pasi një 25-vjeçar nga Kalabria është paraqitur me simptoma të ngjashme dhe pritet të transferohet në spitalin infektiv Spallanzani.
Lajmi është bërë i ditur nga burime për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, të cilat raportojnë se i riu ndodhej në një fluturim të kompanisë KLM së bashku me një grua nga Afrika e Jugut, e cila më vonë humbi jetën si pasojë e koronavirusit.
Sipas raportimeve, 25-vjeçari ndodhej tashmë në karantinë dhe gjatë ditës pritet të transportohet në Romë për ekzaminime të mëtejshme dhe testime laboratorike, me qëllim verifikimin nëse është infektuar me hantavirus.
Deri tani, autoritetet shëndetësore italiane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një rast pozitiv, ndërsa hetimet epidemiologjike vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe kontaktet e mundshme të personit të dyshuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





