Transmetuar më 12-05-2026, 10:33

Tiranë, 12 maj 2026 – Spektakli i fundit i Ferma VIP është shoqëruar me tensione të forta dhe debate mes banorëve, pas një sfide fizike që përcaktonte fituesin e imunitetit.

Në qendër të përplasjes janë vendosur Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka.

Fitues i sfidës rezultoi DJ Bujaka, por loja solli reagime të forta nga banorët e tjerë, të cilët e akuzuan për përdorim të forcës së tepruar gjatë garës, veçanërisht ndaj dy konkurrenteve vajza.

Situata u tensionua më tej kur Ilir Shaqiri reagoi ashpër ndaj Bujakës, duke përdorur gjuhë fyese dhe tone kërcënuese gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

“Zagar, plerë, kriminel, maskara…” – i është drejtuar Iliri atij në gjak e sipër, një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun që po ndiqte transmetimin.

Debati ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë komentuar sjelljen e konkurrentëve dhe atmosferën e krijuar gjatë mbrëmjes.

Deri më tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka bërë një reagim zyrtar lidhur me incidentin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit