Transmetuar më 12-05-2026, 07:27

Pas largimit të Adit nga formati, raporti i tij me Mozën vijon të komentohen nga fermerët dhe publiku, për shkak të afrimitetit dhe dedikimeve të vazhdueshme që ajo ka shprehur gjatë qëndrimit në fermë.

Në një prej momenteve më të diskutuara, Moza u shfaq e veshur me një bluzë të Adit, për të cilën tregoi se e kishte mbajtur të fshehur dhe vendosi ta vishte pas largimit të tij, si një mënyrë për ta ndier më pranë.

Sjelljet e saj janë interpretuar nga banorët si një ndjenjë që shkon përtej miqësisë, duke ngritur dyshime për një lidhje emocionale më të fortë mes tyre.

E pyetur lidhur me këto komente, Moza nuk e mohoi afrimitetin me Adin dhe u shpreh me tone emocionale:

“Çfarë të keqe ka? Bukur është. E vlerësoj këtë si një kujtim të bukur. Më mungon dhe ai ka thënë se Moza Ahmeti është dashuria ime. Ai është këtu në zemrën time. Unë eci në aura të çuditshme”, deklaroi ajo.

Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit po komentojnë raportin mes dy protagonistëve dhe natyrën e lidhjes së tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit