Transmetuar më 11-05-2026, 22:38

Një mësuese 43-vjeçare ka treguar një akt të lartë ndershmërie në Ferizaj, pasi ka gjetur një portofol me mbi 2000 euro dhe e ka dorëzuar menjëherë në polici.

Sipas njoftimit zyrtar, mësuesja ka dorëzuar portofolin në komisariatin më të afërt, pasi brenda tij ndodheshin rreth 2030 euro.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, meqë pronari fillimisht nuk ishte identifikuar, hetuesit kanë nisur verifikimet në terren dhe kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku është gjetur portofoli.

Më pas, në komisariat është paraqitur një qytetare 22-vjeçare me inicialet L.K., nga Ferizaj me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera, policia ka konfirmuar pronësinë dhe i ka kthyer qytetares portofolin së bashku me shumën e parave prej 2030.85 euro. Ky rast është vlerësuar si një shembull pozitiv i përgjegjësisë qytetare dhe ndershmërisë në komunitet.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit