Transmetuar më 11-05-2026, 19:30

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime në rrjet pas një interviste ku ka folur për presionin shoqëror që, sipas saj, u bëhet grave lidhur me martesën dhe krijimin e familjes pas moshës 30-vjeçare.

Ajo tha se shpesh përballet me komente në rrjete sociale që e kritikojnë për statusin e saj personal, por theksoi se këto gjykime nuk marrin parasysh zgjedhjet individuale të secilit.

“Edhe unë lexoj mesazhe ‘ngele në derë’. Po ti e thua, por mua a më pyete çfarë dua me jetën time?”, u shpreh ajo.

Sipas Dhedhes, shoqëria shpesh vendos pritshmëri të njëjta për të gjithë, ndërsa në realitet jo çdo njeri dëshiron të martohet apo të bëhet prind.

“Ka njerëz që nuk duan të martohen, nuk duan të krijojnë familje. Nuk mund të dal unë dhe të gjej dikë vetëm sepse kam bërë 30 vjeçe”, tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e lumturisë personale mbi pritshmëritë shoqërore, duke shtuar se nuk do të qëndronte në një marrëdhënie vetëm për arsye sociale.

“Është vetëm një jetë. Nuk do rrija me një partner me të cilin nuk jam e lumtur. Më mirë të rri vetëm”, deklaroi Efi Dhedhes.

Deklaratat e saj kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, duke hapur debat mbi normat shoqërore dhe presionin që lidhet me moshën dhe martesën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit