Transmetuar më 11-05-2026, 19:08

Tedi Papavrami është nderuar me dekoratën “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi kontributin e Papavramit në muzikën klasike dhe rolin e tij si përfaqësues i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

“Falë Tedit ne kemi sot sharmin e Europës, ashtu si e kemi ëndërruar gjithmonë. Ai shkoi në Europë si një shqiptar i bukur, kur shqiptarët përfytyroheshin ndryshe”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se dekorata nuk lidhet vetëm me karrierën artistike, por edhe me shembullin personal të violinistit.

“Ylli që ti merr sot është më shumë një yll për shembullin: mund të largohesh nga vendi, por vendi nuk largohet kurrë nga ty”, tha Rama.

Ai shtoi se historia e Papavramit është dëshmi se arti dhe identiteti mund të mbeten të lidhura pavarësisht emigrimit.

Nga ana e tij, Tedi Papavrami kujtoi marrëdhënien e hershme me Kryeministrin, duke e përshkruar atë si një figurë që e kishte mbrojtur në adoleshencë.

“Ti vetë Edi je pjesë e kujtimeve të hershme, një figurë mbrojtëse për mua kundër rrugaçëve”, u shpreh Papavrami.

Ai shtoi se rrugëtimi i tij artistik ka qenë i ndërlikuar, duke kaluar nga vlerësimi i publikut deri te periudha të vështira të refuzimit.

Ceremonia u cilësua si një vlerësim i rëndësishëm për figurat shqiptare në art dhe kulturë që kanë ndërtuar karrierë ndërkombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit