

Një avion me pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të anijes turistike “MV Hondius” ka mbërritur në Holandë, pas evakuimit nga ishulli Tenerife në Spanjë, në kuadër të masave emergjente shëndetësore.
Në bord ndodheshin gjithsej 26 persona, përfshirë pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Sipas autoriteteve holandeze, tetë prej tyre janë shtetas të Holandës, ndërsa të tjerët janë qytetarë nga Belgjika, Greqia, Gjermania, Guatemala dhe Argjentina.
Autoritetet spanjolle të mbrojtjes civile kanë njoftuar se në anije është identifikuar një vatër e dyshuar e virusit Hantavirus, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme për izolimin dhe transportimin e personave që ndodheshin në bord.
Sipas protokolleve shëndetësore të autoriteteve holandeze, të gjithë personat e transportuar pritet të vendosen në karantinë për një periudhë rreth gjashtëjavore, ndërsa do t’u nënshtrohen kontrolleve dhe monitorimit mjekësor.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të prekur apo nivelin e rrezikut të përhapjes së virusit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





