

LEZHË – Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Lezhë, Sokol Toma, pas incidentit të dhunshëm ndaj tij.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Toma ndodhet nën monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe në vesh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai është i vetëdijshëm dhe në gjendje të stabilizuar.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime në vesh. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar. Do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





