

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare janë vënë në alarm pas raportimit të dy rasteve të reja të dyshuara me Hantavirus në Spanjë dhe në ishullin e izoluar Tristan da Cunha, disa mijëra kilometra larg vendit ku dyshohet se nisi shpërthimi fillestar.
Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet po monitorojnë me kujdes situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, megjithëse ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë se rreziku për popullatën mbetet aktualisht i ulët.
Dy rastet e fundit lidhen me pasagjerë të ekspozuar ndaj virusit pas udhëtimit me anijen turistike MV Hondius. Një burrë raportohet se shfaqi simptoma pasi zbriti nga anija, ndërsa një grua u sëmur pas kontaktit me një pasagjer të infektuar gjatë një fluturimi ajror.
Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri më tani janë regjistruar tetë raste të mundshme në bordin e anijes. Prej tyre, gjashtë janë konfirmuar si raste me hantavirus, ndërsa tre persona kanë humbur jetën.
Hantavirusi është një infeksion viral potencialisht fatal që transmetohet kryesisht nga brejtësit, përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e tyre. Sëmundja mund të shkaktojë simptoma të rënda respiratore dhe komplikacione serioze shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore vijojnë hetimet epidemiologjike për të identifikuar burimin e infeksionit dhe kontaktet e mundshme të personave të prekur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





