Transmetuar më 09-05-2026, 11:34

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt i nisur në ambientet e një lokali përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, Kostandin Vogli, përplasja me Viktor Ruçi kishte në qendër mosmarrëveshjet për administrimin dhe fitimet e një biznesi beach bar.

Në deklarimet e tij para hetuesve, Vogli ka treguar se konflikti kishte nisur më herët, gjatë kohës kur ai ndodhej në burg. Sipas tij, në atë periudhë Viktor Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi, duke përkeqësuar marrëdhëniet mes palëve.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” ka thënë Vogli.

Ai ka sqaruar se mosmarrëveshja lidhej kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti i beach bar-it dhe administrimin e biznesit.

Sipas dëshmisë, natën e ngjarjes ai kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, por debati ka degjeneruar në përplasje të dhunshme.

Gjatë incidentit të ndodhur në lokalin e Rexhep Ismaili, ky i fundit humbi jetën, ndërsa Kostandin Vogli mbeti i plagosur.

Aktualisht nën hetim dhe/ose në kërkim janë edhe Lulzim Tabaku, 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”; Idriz Çela, 40 vjeç, Eljo Muço, 19 vjeç, Marjo Agalliu, 22 vjeç dhe Ermal Shkalla, 21 vjeç, për veprat penale “Kanosje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit