Transmetuar më 08-05-2026, 13:05

Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut.

Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave.

Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.

Kredia me Kolateral Fleksibël – Një qasje ndryshe për financimin e pronave në ndërtim

Një nga produktet kryesore të prezantuara nga Fibank ne konferecen “Vlera e Prones” është Kredia me Kolateral Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim.

Ndryshe nga praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga klienti.

Në këtë mënyrë, blerësit mund të financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Ky model konsiderohet si një instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar, ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.

Për kompanitë e ndërtimit, avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe ndërtimit.

Për klientët, produkti sjell mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit, duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.

Kredia për të huaj dhe emigrantë – edhe jo rezidentët mund të marrin financim në Fibank

Fibank ka krijuar gjithashtu edhe një ofertë specifike për emigrantët dhe shtetasit e huaj që kanë interes për të investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj dhe Emigrantë (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.

Ky produkt u jep mundësi emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në 70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar, ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka të detyrueshëm sigurimin e jetës nga kredimarrësi.

Qasja e re e Fibank vjen në një moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit