Transmetuar më 08-05-2026, 10:10

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit, duke garuar së bashku me Partia Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Mësohet se marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar gjatë ditës së sotme, duke konfirmuar vijimin e aleancës mes forcave politike që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare në Kosovë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Partia Guxo deklaroi se koalicioni synon të garantojë stabilitet politik dhe një qeverisje të përgjegjshme, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

Ky bashkëpunim pritet të jetë një nga zhvillimet kryesore politike përpara procesit zgjedhor të qershorit, ndërsa partitë pjesëmarrëse synojnë të ruajnë shumicën qeverisëse.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit