Transmetuar më 07-05-2026, 22:43

Një mjet detar pa pilot është gjetur pranë Kepit Doukato në Lefkada, duke ngritur shqetësim te autoritetet greke për origjinën dhe qëllimin e tij.

Sipas mediave greke, mjeti u zbulua nga peshkatarë të zonës së Vasilikit, të cilët e gjetën të fshehur brenda një shpelle, me sistemin e motorit ende në funksion.

Bëhet fjalë për një USV (Unmanned Surface Vehicle), një anije sipërfaqësore pa pilot e pajisur me sensorë, antena dhe sisteme të avancuara komunikimi, që përdoret zakonisht për misione ushtarake, mbikëqyrje apo operacione të specializuara.

Ende nuk është përcaktuar origjina e pajisjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ajo ka hyrë në ujërat greke gjatë ndonjë stërvitjeje ushtarake apo në rrethana të tjera të paqarta.

Pas gjetjes, peshkatarët e kanë tërhequr mjetin drejt portit të Vasilikit, ku më pas ka ndërhyrë Roja Bregdetare Greke, e cila e ka marrë në dorëzim për verifikime të mëtejshme.

Për rastin janë njoftuar edhe strukturat ushtarake dhe shërbimet e sigurisë në Greqia, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar funksionin dhe prejardhjen e mjetit të dyshuar si ushtarak.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit