Transmetuar më 07-05-2026, 15:20

Një zakon i thjeshtë në rutinën e mbrëmjes mund të ndikojë pozitivisht në cilësinë e gjumit. Sipas specialistëve të ushqyerjes, konsumimi i dy kokrrave kivi para gjumit mund të ndihmojë organizmin të relaksohet dhe të përmirësojë pushimin gjatë natës.

Kiwi konsiderohet një frut i pasur me melatoninë dhe serotonin, dy substanca që luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e ciklit të gjumit dhe relaksimin e trupit. Për këtë arsye, ngrënia e tij në orët e mbrëmjes mund të ndihmojë në fjetje më të shpejtë dhe në një gjumë më cilësor.

Sipas studimeve të përmendura nga ekspertët, personat që konsumojnë dy kivi rreth një orë para gjumit arrijnë të flenë më shpejt, të kenë gjumë më të thellë dhe të zgjohen më të pushuar.

Përveç ndikimit pozitiv në gjumë, kivi sjell edhe përfitime të tjera për shëndetin. Ai ndihmon në uljen e stresit duke ndikuar në nivelet e kortizolit, përmirëson tretjen falë enzimave natyrale dhe krijon ndjesi ngopjeje, duke shmangur ngrënien e tepërt gjatë natës.

Falë indeksit të ulët glicemik dhe përmbajtjes së lartë të fibrave, ky frut nuk shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, çka e bën të përshtatshëm edhe për konsum në orët e vona.

Specialistët theksojnë se si kivi i gjelbër ashtu edhe ai i verdhë kanë vlera të larta ushqyese dhe mund të përfshihen lehtësisht në rutinën e përditshme si pjesë e një jetese më të shëndetshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit