Transmetuar më 06-05-2026, 15:36

Lëvizte natën në disa zona të Tiranës, policia zbulon çfarë fshihej pas denoncimeve të njëpasnjëshme

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kioskat”, duke zbardhur 12 raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve prill dhe maj 2026 në kioska të ndryshme në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Sipas uniformave blu, operacioni u zhvillua pas denoncimeve të qytetarëve dhe hetimeve intensive të kryera nga strukturat policore, të cilat çuan në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në pranga ra shtetasi Xh. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe për vepra penale në fushën e narkotikëve. Ai dyshohet se ka kryer 12 raste vjedhjesh në kioska, si edhe vjedhjen e një biçiklete.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të verifikuar përfshirjen e 23-vjeçarit edhe në raste të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit