

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Kosovë (KQZ) ka miratuar kërkesat dhe specifikimet teknike për shtypjen e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 7 qershor 2026.
Vendimi përfshin fletëvotimet, broshurat me kandidatët dhe listat e votuesve, si pjesë e përgatitjeve për procesin zgjedhor.
Sipas KQZ-së, numri i përafërt i fletëvotimeve që pritet të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërsa numri përfundimtar do të përcaktohet në një fazë të mëvonshme të procesit.
Ndërkohë, bazuar në raportin e Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje arrin në 2,092,202.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës pritet të zhvillohen më 7 qershor, ndërsa autoritetet zgjedhore vijojnë përgatitjet për garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





