Transmetuar më 05-05-2026, 10:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 5 majit 2026, rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”. Viktima, Rexhë Brahimaj, është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në zonën e gjoksit.

Sipas mjekëve, ai ka mbërritur me shenja jete dhe në gjendje të vetëdijshme, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe sot rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, bëhet me dije se konflikti ka nisur si debat verbal dhe më pas ka kaluar në përleshje fizike.

Gjatë përplasjes, i dyshuari dyshohet se ka përdorur një mjet prerës dhe e ka goditur viktimën në gjoks.

Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

I dyshuari, Qazim Sadrija, është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është regjistruar si “Vrasje”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit