Transmetuar më 04-05-2026, 23:20

Hagë – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij ka devijuar nga parimet e drejtësisë dhe se, sipas tij, duhet të garojë drejtësi dhe jo hakmarrje.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, tha se po kalon vitin e gjashtë në izolim pa një vendim përfundimtar gjyqësor.

Ai u shpreh se procesi duhet të jetë transparent, i llogaridhënshëm dhe në përputhje me të drejtat e njeriut, ndërsa ngriti kritika ndaj mënyrës së zhvillimit të gjykimit.

“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që mendoj dhe ndjej,” deklaroi Thaçi.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij nga institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa çështja vijon të mbetet në vëmendjen e opinionit publik në Kosovë dhe më gjerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit