

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në fshatin Gjonaj, në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike, e cila ka përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Gjatë incidentit, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar tjetrin, duke i shkaktuar lëndime.
Të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e të plagosurit nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila pritet të shërbejë si provë materiale në hetim.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





