

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara gjatë ditës së shtunë në Gjakovë.
I lënduari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi motivet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





