Transmetuar më 02-05-2026, 14:27

Drejtoria e policisë Elbasan njoftoi pakkush më parë se ka përfunduar operacionin e koduar “Grupi”, që kishte për qëllim goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qarkun Elbasan, në qytetet Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Në kuadër të tij, nga Prokuroria Elbasan janë lëshuar gjithsej 24 urdhra ndalimi, ki u ekzekutuan 16. Prej tyre, 8 urdhra ndalimi janë ekzekutuar gjatë operacionit të sotëm dhe 8 të tjerë gjatë periudhës hetimore njëvjeçare.

Ndonëse ishin 24 urdhër arreste, 8 nuk u realizuan dor sepse të dyshuarit nuk u gjetën, por policia thotë se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen edhe të 8 shtetasve të tjerë, të cilët gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa.

Ndërkohë, gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme, është kapur edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe është arrestuar në flagrancë një tjetër për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Aksioni policor nuk doli pa gjë dhe në aspektin e "mallit", sepse u sekuestruan 9 kg lëndë narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gramë kokainë, një pjesë gati për shitje, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Mes të arrestuarve janë Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulezim Feta dhe  Mynyr Çepi, raporton noa.al.

"Gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç.

Gjithashtu, gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 39 vjeç, si dhe u kap shtetasi në kërkim P. Q., 54 vjeç, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan 27 vendime të Gjykatës për kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme", tha zyrtarisht policia. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit