Transmetuar më 02-05-2026, 12:27

Një vajzë e mitur ka kryer akt seksual jashtë moshës së ligjshme në Tiranë dhe policia sheh përgjegjës për këtë akt, një djalë të ri të cilin e vendosën në pranga.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Ç., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Noa.al mëson se e mitura është përfshirë në aktin seksual me djalin 5 vjet më të madh, por sipas ligjit, marrëdhëniet me të mitur janë të ndaluara dhe dënohen me burgim.

Hetimi sugjeron se marrëdhënia seksuale mes djalit dhe vajzës ka qenë konsensuale, por fakti që vajza është nën moshë adulte ka shërbyer që prindërit ti drejtohen Policisë.

Më rrethana të paqarta, vajza ka bërë denoncim ndaj të riut dhe bashkë me prindërit i është drejtuar policisë e cila në zbatim të dispozitave ligjore ka ndërmarrë arrestimin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit