Transmetuar më 01-05-2026, 23:03

Presidenti i Aleksandar Vučić ka deklaruar se Serbia do të kundërshtojë çdo përpjekje për anëtarësimin e Kosovë në NATO, duke e cilësuar këtë proces si politikisht të ndërlikuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme brenda vetë aleancës.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve për një nismë të tre kongresmenëve amerikanë në SHBA, të cilët kanë propozuar shqyrtimin e integrimit të Kosovës në strukturat e NATO-s. Vuçić tha se Beogradi është në dijeni të kësaj iniciative dhe se po zhvillon bisedime për të penguar një zhvillim të tillë.

Sipas tij, fakti që katër shtete anëtare të NATO-s nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e bën procesin më kompleks dhe të vështirë për t’u realizuar. Megjithatë, ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë çdo hap në këtë drejtim.

Në deklaratat e bëra në Pançevo, Vuçić akuzoi gjithashtu Prishtinën për përpjekje të zgjerimit të bashkëpunimit me NATO-n përmes vendeve anëtare si Shqipëri dhe Kroaci, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie të koordinuar.

Ai hodhi poshtë edhe raportimet për bashkëpunim ushtarak apo bërthamor me Rusinë, duke i cilësuar si dezinformata dhe “budallallëqe”, dhe duke theksuar se institucionet serbe nuk po zhvillojnë projekte të tilla.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit