

Përdorimi i përditshëm i Inteligjenca Artificiale është rritur ndjeshëm, duke u bërë pjesë e punës, studimit dhe komunikimit të miliona përdoruesve në mbarë botën. Megjithatë, ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se përdorimi i pakujdesshëm mund të sjellë rreziqe serioze për privatësinë.
Sipas analizave ndërkombëtare, një numër i madh përdoruesish ndajnë në platforma të ndryshme të AI-së informacione sensitive, pa qenë të vetëdijshëm se si mund të përdoren ose ruhen këto të dhëna sipas politikave të shërbimeve përkatëse.
5 gjërat që nuk duhet t’i ndani kurrë me AI
Të dhëna personale identifikuese Si emri i plotë, adresa, numri i kartës së identitetit apo pasaportës. Informacion i punës dhe konfidencial Detaje për kompani, projekte të brendshme apo dokumente të ndjeshme profesionale. Të dhëna financiare Numra llogarish bankare, karta krediti, kredi apo detaje të tjera bankare. Shpenzime dhe zakone financiare të detajuara Informacione që mund të zbulojnë sjelljen ekonomike të individit. Dokumente personale dhe zyrtare Deklarata tatimore, kontrata, apo çdo dokument që përmban të dhëna ligjore.
Ekspertët theksojnë se shumë platforma të AI-së mund të përdorin ndërveprimet për përmirësimin e modeleve, çka e bën të rëndësishme kujdesin në ndarjen e informacionit.
Një fenomen i përshkruar si “paradoksi i privatësisë” shpjegon pse shumë përdorues, edhe pse të vetëdijshëm për rreziqet, vazhdojnë të ndajnë të dhëna personale: ndërfaqet e AI-së krijojnë ndjesinë e një bisede të besueshme dhe njerëzore.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e AI-së për informacione të përgjithshme dhe jo për të dhëna personale apo sensitive.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





