Transmetuar më 30-04-2026, 19:49

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transfertat dhe donacionet që vijnë nga Kosova, të destinuara për zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë rajon.

Sipas Rexhepit, nuk bëhet fjalë për një problem teknik, por për një bllokim të drejtpërdrejtë të fondeve që prekin një numër të madh përfituesish, përfshirë mijëra nxënës, studentë, bujq, organizata joqeveritare dhe kategori të tjera në nevojë.

Ai theksoi se ky veprim po realizohet përmes institucioneve financiare në Serbia, duke përmendur edhe përfshirjen e ministrit Demo Berisha. Në lidhje me këtë situatë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar duke dënuar ashpër bllokimin e fondeve, të cilat ishin të destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në deklaratën zyrtare thuhet se janë ndërmarrë hapa konkretë për të njoftuar Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë për këtë çështje. Autoritetet në Prishtinë e cilësojnë këtë veprim si ndërhyrje të papranueshme në funksionimin e një institucioni legjitim përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se bëhet fjalë për një model të përsëritur të bllokimit institucional nga pala serbe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit