

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur zyrtarisht datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Në deklaratën e saj, Haxhiu theksoi se vendimi është marrë pas konsultimeve me partitë politike, duke marrë në konsideratë afatet kushtetuese, përgatitjet e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nevojën për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në procesin zgjedhor.
Vendimi erdhi pas një takimi me përfaqësues të spektrit politik, ku 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë dhe diskutuan mbi dy datat e propozuara: 31 maj dhe 7 qershor.
Sipas deklarimeve pas takimit, shumica e partive, përfshirë edhe disa nga forcat kryesore politike, ranë dakord që zgjedhjet të zhvillohen më 7 qershor, duke e bërë këtë datë konsensuale për procesin e ardhshëm zgjedhor në Kosovo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





