

Në mes të ngërçit politik në Kosova, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Takimi pritet të mbahet në orën 15:00, ndërsa në të janë ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare dhe jashtëparlamentare, në përpjekje për të arritur një konsensus mbi hapat e mëtejshëm institucionalë.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë figura kryesore të skenës politike, përfshirë kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë Jehona Lushaku-Sadriu, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet nga Ardian Gjini.
Gjithashtu, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, duke shprehur njëkohësisht edhe preferencat për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhbllokimin e situatës politike në vend dhe për rikthimin e funksionimit të plotë institucional përmes një procesi të ri zgjedhor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





