Transmetuar më 29-04-2026, 13:17

Në një kohë kur përdorimi i parasë fizike është reduktuar ndjeshëm, disa monedha kanë fituar vlera të larta në tregun e koleksionistëve për shkak të rrallësisë dhe kërkesës së madhe.

Një prej tyre është monedha 2 euro e lëshuar në Monako në vitin 2007, në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Grace Kelly. Ajo është konsideruar një nga monedhat më të kërkuara në qarkullim, pasi janë prodhuar vetëm 20,001 copë.

Fakti që u prodhua kaq pak dhe interesi i lartë nga koleksionistët kanë bërë që kjo monedhë të arrijë në treg vlera me mesatare 2,600 euro, me minimumin 2 mijë euro dhe me precedencë për të shkuar mbi 3 mijë euro, sidomos në rastet kur gjendet në gjendje shumë të mirë, pra e padëmtuar. Dhe përgjithësisht monedhat nuk janë të dëmtuara.

Sakaq një monedhë 2 euro e prodhuar nga Sllovakia, ka arritur vlerën e 6.499 euro. Kjo është prerje e 2016.

Ndërsa një prerje 2 euro po sllovake, e vitit 2013, po shitet 5 mijë euro.

Sipas tregut të numizmatikës, vlera e monedhave të tilla përcaktohet nga tirazhi i kufizuar, gjendja fizike dhe kërkesa në platformat e shitblerjes, duke i kthyer disa prej tyre në objekte me vlerë shumëfish më të madhe se nominalja e tyre.

Monedha të tjera të vlefshme 2 euro, vlera në treg për 2026:

Vatikan 2004: 75-vjetori i Shtetit të Vatikanit (vlen rreth 100-200€).

San Marino 2004: Bartolomeo Borghesi (vlen rreth 200€).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit