

Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosovo pritet të hyjë në zgjedhje të reja parlamentare brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.
Sipas llogaritjes së afateve ligjore, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, procesi zgjedhor duhet të përmbyllet më së largu deri më 7 qershor, kur edhe konsiderohet afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve.
Procedurat janë duke u zhvilluar në bazë të vendimeve kushtetuese, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhet shpallja zyrtare e datës së zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas aktgjykimit të fundit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afateve të përcaktuara, ai shpërndahet automatikisht, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja parlamentare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





