

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi Kuvendi i Republikës nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, i cili përfundoi në mesnatën e 28 prillit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se situata erdhi si pasojë e qasjes së shumicës në pushtet, e cila sipas tij, me 51% të votave kërkoi nënshtrim politik. Ai theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk u trajtua me seriozitetin e duhur institucional.
Sipas Abdixhikut, Vjosa Osmani u trajtua nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm si numër për sigurimin e kuorumit dhe jo si një figurë që përfaqëson dinjitetin e institucionit të presidentit.
Në një reagim publik, ai theksoi se vendimmarrja përfundimtare i takon qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se zgjedhjet përbëjnë një mundësi për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm politik të vendit. Abdixhiku bëri thirrje për bashkim të forcave që, sipas tij, synojnë një Kosovë funksionale, pa tensione politike dhe me institucione të qëndrueshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





