Transmetuar më 28-04-2026, 20:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka kundërshtime ndaj asnjë kandidati që mund të propozohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për postin e presidentit.

Kurti theksoi se kushti kryesor është që LDK të sigurojë fillimisht 15 nënshkrime për kandidatin e saj, ndërsa shtoi se pjesa tjetër mund të plotësohet.

“Le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne i plotësojmë nënshkrimet që mungojnë. Në kuti, votimi është i fshehtë”, u shpreh ai.

Megjithatë, kreu i qeverisë nuk dha garanci për mbështetje konkrete nga grupi i tij parlamentar, duke lënë të hapur çështjen e votës në momentin e zgjedhjes.

Sipas procedurave, për një kandidaturë për president në Kosovë nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa çdo deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit