

Prishtinë, 28 prill 2026 – Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar listën me 15 nënshkrime të deputetëve të saj në mbështetje të kandidaturës së Vjosa Osmanit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se këto nënshkrime garantojnë 15 vota për Osmanin në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese.
Sipas LDK-së, në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar përmbysjen e rendit kushtetues, duke nisur procesin e votimit pa kuorumin e nevojshëm.
“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm. Për aktin e sotëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, u shpreh Abdixhiku.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





