Transmetuar më 28-04-2026, 07:38

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve politike, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Procesi ka hasur në bllokadë të vazhdueshme, pasi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e seancës dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Opozita vendosi të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme, ndërsa në sallë ishin të pranishëm vetëm 64 deputetë, nga 80 që kërkohen për zhvillimin e saj.

Në votimin e fundit, kandidatja e Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti, siguroi 63 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk arriti të marrë asnjë votë. Një votë u shpall e pavlefshme.

Ndërkohë, dy kandidaturat e mëparshme të Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatime Mulhaxha-Kollçaku, janë tërhequr nga gara pas dy raundeve të dështuara.

Opozita e ka cilësuar procesin si një “spektakël politik”, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka akuzuar kundërshtarët për bllokim të qëllimshëm, duke theksuar se ata nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e situatës.

Në rast të dështimit edhe në seancën e sotme, vendi pritet të hyjë në një fazë të re politike, me shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit