

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar raundi i parë i votimit për dy kandidaturat e propozuara për President të vendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve zyrtare, kandidatura e Feride Rushiti ka marrë 63 vota nga 64 deputetë që morën pjesë në proces, ndërsa një votë është shpallur e pavlefshme. Kandidatura tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk ka marrë asnjë votë.
Seanca plenare është shtyrë dhe pritet të vazhdojë nesër në orën 10:00, ku do të vijojë procedura e votimit në Kuvend.
Feride Rushiti është themeluese dhe drejtuese e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e krijuar në vitin 1999 me mision rehabilitimin e viktimave të torturës dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në vitin 2025, ajo u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa në vitin 2018 u nderua me Çmimin për Guximin e Gruas nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në vlerësim të punës së saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe ndihmës ndaj të mbijetuarve të dhunës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





