Transmetuar më 27-04-2026, 18:21

PRISHTINË, 27 Prill 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në Kuvend se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se një situatë e tillë do të thellonte paqëndrueshmërinë politike dhe do të sillte, sipas tij, zgjedhjet e pesta brenda 16 muajve në vend.

Ai vuri në dukje edhe bllokimet institucionale të vitit të kaluar, duke i cilësuar si një precedent që nuk duhet të përsëritet, pasi sipas tij dëmtojnë funksionimin e shtetit dhe interesin e qytetarëve.

Kurti deklaroi se pas zgjedhjeve të fundit institucionet janë konstituuar pa vonesa, duke kundërshtuar akuzat për mungesë përgjegjësie nga subjekti i tij politik.

Ai kritikoi opozitën për bllokime të mëparshme në Kuvend, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit, duke thënë se një situatë e ngjashme po rrezikon të përsëritet edhe në procesin aktual.

Sipas Kurtit, bllokadat institucionale nuk kanë dëmtuar vetëm subjektet politike, por edhe qytetarët dhe funksionimin e shtetit, ndërsa ai bëri thirrje që ky “mësim” të shërbejë si bazë për stabilitetin e ardhshëm politik në Kosovë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit