

Lezhë, 26 prill 2026
Detaje të reja dhe pamje nga vendngjarja kanë dalë nga atentati i ndodhur në fshatin Balldre, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë brenda një automjeti tip “Audi”.
Në foto dhe video të siguruara nga vendi i ngjarjes, automjeti shihet i ndaluar anës rrugës, ndërsa viktima ndodhet ende brenda tij. Zona është rrethuar nga forcat e Policia e Shtetit, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet hetimore.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri në një atentat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të mirëorganizuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar mbi autorët apo motivet e mundshme të krimit, ndërsa hetimet vijojnë.




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





