Transmetuar më 24-04-2026, 21:46

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë servis “Toromani”.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” me targë AA170SR dhe një “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit