

Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, në Fushë-Krujë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi R. M., rreth 22 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe, pasagjere në automjetin e drejtuar nga N. R. Ndërkohë, të dy drejtuesit e mjeteve dhe një këmbësore, shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






