

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku theksoi takimin me kryeministrin Edi Rama dhe vizitën në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Gjatë qëndrimit në vend, Whitaker zhvilloi një tur informues në bazën ajrore, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa vlerësoi progresin e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve kibernetike dhe angazhimin në misione ndërkombëtare.
Në takimin me kryeministrin Rama, ai theksoi se pjesë e diskutimeve ishte edhe objektivi i presidentit amerikan, Donald Trump, për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Whitaker u shpreh se pritet progres i mëtejshëm në drejtim të lëvizshmërisë ushtarake, ndërsa Shqipëria synon të përmbushë objektivat e saj në kuadër të angazhimeve në NATO.
In Albania, I had an informative flyover tour of the Kucova Air Base from Defense Minister Ermal Nufi. 🇦🇱 is increasingly capable in cyber defense, committed to the Board of Peace and International Stabilization Force in Gaza, and more. Discussing with Prime Minister Rama, and… pic.twitter.com/NHEw3RjvEp
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 24, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






