

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në superstradën Fushë-Krujë–Milot, pranë Thumanës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin me iniciale R. M., banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Passat”, që drejtohej nga shtetasi N. R., banues në Mirditë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Passat”-it, N. R., ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja T. L., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, një grua që ndodhej në ambientet e biznesit të saj pranë aksidentit ka mbetur e plagosur, pasi është goditur nga pjesë të shkëputura të njërit prej automjeteve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e gabuar e rrugës nga automjeti “Passat”, si dhe shpejtësia e lartë e “Mercedes”-it. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






