

Dy shtetas me origjinë shqiptare, babë e bir, janë arrestuar në Selanik nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, përmes një lokali që ata administronin.
Sipas mediave greke dhe autoriteteve policore, të arrestuarit janë përkatësisht 60 dhe 33 vjeç. Ata dyshohet se përdornin një kafene si mbulesë për shpërndarjen e kokainës në sasi të vogla. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit, policia greke ka sekuestruar dhjetë pako me kokainë, me peshë totale rreth 10.49 gramë, të fshehura në një hapësirë të posaçme të maskuar. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 1,320 euro, dy telefona celularë dhe një shufër metalike e palosshme.
Operacioni ka vijuar edhe në banesën e tyre, ku në prani të autoriteteve gjyqësore dhe me ndihmën e një qeni antidrogë, janë gjetur edhe tre pako të tjera me kokainë, me peshë rreth 2.95 gramë. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se ndaj tyre është ngritur çështje penale dhe hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






