

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:00 në zonën e Ishull Lezhë, ku një kamionçinë është përplasur me një motomjet.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, mjeti tip kamionçinë drejtohej nga shtetasi A. L., 44 vjeç, ndërsa motomjeti drejtohej nga shtetasi N. D., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






