Transmetuar më 24-04-2026, 14:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur datën 8 maj si ditën kur opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës kombëtare në Tiranë.

Në një deklaratë publike, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, duke e cilësuar këtë protestë si një nga mobilizimet më të mëdha paqësore të opozitës.

Sipas tij, protesta synon të shprehë kundërshtinë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, të cilën ai e akuzoi për keqqeverisje.

“Me datën 8 maj, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në një kryengritje paqësore”, deklaroi Berisha.

Njoftimi vjen në një kohë të tensionuar politike, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave në shkallë kombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit