Transmetuar më 24-04-2026, 12:46

“Operacionalja 91”/Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 26 vjeçari Mateo Selala.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, njoftoi sot se u krye operacioni i koduar “Operacionalja 91” ku u lokalizuar dhe u kap në Laç, pjesëtari i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve.

I dyshuari është Mateo Selala, 26 vjeç, raporton noa.al.

Selala u arrestua pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Falsifikimi i dokumenteve” dhe "Grupi kriminal".

Mateo Selala akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit