Transmetuar më 24-04-2026, 12:36

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Maliqit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta si pasojë e përplasjes.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Mesditën e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. T. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi R. D., dhe shtetasja M. T., rreth 40 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin G. T., të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit