Transmetuar më 24-04-2026, 12:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, më 21 dhe 23 prill, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj, Rama zhvilloi një sërë takimesh zyrtare, përfshirë edhe një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, i cili vjen pas një periudhe tensionesh dhe mosmarrëveshjesh mes dy vendeve gjatë vitit të kaluar.

Përtej agjendës diplomatike dhe takimeve të nivelit të lartë, vëmendje ka tërhequr edhe një moment i kapur gjatë aktivitetit, ku Rama është parë në një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Në pamjet e publikuara, të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore, gjatë një bashkëbisedimi në kuadër të forumit.

Vizita e Kryeministrit shqiptar në Delphi u fokusua në diskutime mbi bashkëpunimin ekonomik rajonal, integrimin europian dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike në rajonin e Ballkanit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit