

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Personi i plagosur është Akil Tahiri, banor i rrethit Kurbin, raporton noa.al duke cituar burime policore në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur në detaje.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm të përfshirë.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






