

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, pranë komisariatit të policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.
Viktima është Ylmi Dedja, 61 vjeç.
Policia tha se ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Ylmi Dedja, 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






