Transmetuar më 24-04-2026, 11:02

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Barriera”, duke goditur një rast të posedimit dhe tentativës për shitje të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Ligor Mehmeti 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar armë me automjetin e tij në zonën e Tufinës, në rrugën “Myslym Keta”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri – 2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake – të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu 3 krehra me municion, automjeti i përdorur nga i arrestuari dhe telefoni celular i tij.

Ligor Mehmeti

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara mbi një rast të posedimit të armëve me qëllim tregtimin e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit